Flash News

KRYESORE

Akuzohej për racizëm, lirohet nga burgu gazetarja iraniane në SHBA

Akuzohej për racizëm, lirohet nga burgu gazetarja iraniane në

Një gazetare nga Irani, e lindur në SHBA, është liruar  të mërkurën. Arrestimi i saj nga FBI shkaktoi protesta dhe akuza për racizëm kundër Uashingtonit.

Marzieh Hashemi, 59 vjeç, u kap nga agjentët e FBI në Aeroportin Ndërkombëtar të Lambert në St Louis javën e kaluar, pasi mbërriti në SHBA për të takuar familjen e saj. Ajo është një prezantuese e Press TV, rrjetit ndërkombëtar të lajmeve të Iranit në gjuhën angleze.

Autoritetet amerikane nuk ofruan asnjë shpjegim se pse ajo u arrestua. “Ajo është e lehtësuar që kjo ka mbaruar, por familja e saj është shumë e zemëruar dhe e mërzitur në mënyrën se si ka ndodhur kjo situatë”, tha Abed Ayoud, një avokat për Komitetin Amerikano-Arab kundër Diskriminimit.

Të fundit