Flash News

KRYESORE

Akuzohen për shpërdorim detyre, arrestohen 6 policë në Kakavijë

Akuzohen për shpërdorim detyre, arrestohen 6 policë në

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Gjirokastër arreston 6 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pas një hetimi disa mujor, SHÇBA ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjës policie dhe disa shtetas civilë, në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Gjirokastër ka vendosur për këta punonjës policie, masën e sigurisë “Arrest me burg”. Në pranga kanë përfunduar:

  • Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër
  • Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër
  • Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër
  • Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër
  • Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër
  • Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër
  • Besnik Sinani, nga Fieri

Ndërkohë po punohet për ndalimin e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Të fundit