Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Polisë, zbardhet qëndrimi i tre të arrestuarve
Është zbardhur qëndrimi i Gilbert Tomës, Kleandro Tomës dhe Alfred Martinit pas arrestimit si bashkëpunëtorë në vrasjen e Ferdinand Polisë, në Grudë të Shkodrës. Për ngjarjen është shpallur në kërkim shtetasi K.S., i dyshuar si vrasës me pagesë dhe personi që ekzekutoi 32 vjeçarin.
Të tre të ndaluarit kanë deklaruar pasi janë marrë në pyetje se ata nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen dhe mohojnë çdo akuzë ndaj tyre.
‘BalkanWeb’ raporton se mjeti tip ‘Audi’, që u përdor për vrasjen, është në pronësi të shtetasit Alfred Martini i cili është një prej të ndaluarve. Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit shtetasit K.S i shpallur në kërkim dhe 27-vjeçari që dyshohet si autor i vrasjes ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites, pretendon i ndaluari Alfred Martini.
Ky i fundit bashkë me dy të ndaluarit e tjerë Gilbert Toma dhe Kleandro Toma kanë deklaruar se ata nuk kanë qenë fare në makinën në fjalë me të cilën policia dyshon se është ndjekur viktima dhe më pas është transportuar autori i dyshuar pas djegies së motorit.
Ndonëse shkaku i vrasjes nuk është përcaktuar ende, autoritetet po hetojnë mbi të kaluarën e Ferdinand Polisë në Itali, ku rezultonte i dënuar me 4 vite burg për prostitucion, trafik kokaine dhe vjedhje me thyerje të dy banesave.