Flash News

KRYESORE

Akuzohet për dhunë, përfundon në polici drejtoresha e shkollës 9-vjeçare

Akuzohet për dhunë, përfundon në polici drejtoresha e

Një drejtoreshë në një shkollë 9-vjeçare në Shkodër ka përfunduar në rajonin e policisë, pasi nxënësit dhe kolegët e akuzojnë për dhunë psikologjike dhe fizike.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e shkollës “Osman Dhampiraj”, në Shtoj të ri, Saime Hegrepi, ku mësuesit dhe nxënësit e akuzojnë për dhunë psikologjike e fizike. Denoncimin ato e kanë depozituar në drejtorinë vendore të policisë, raporton “Ora Neës”.

Në ambientet e policisë, për 3 orë me radhë, mësuesit, nxënësit e shkollës, psikologia si dhe prindërit e njërit prej fëmijëve kanë bërë kallëzimet përkatëse.

Sipas mësuesve, kjo nuk është hera e parë që në shkollë ndodhin të tilla incidente, por një ditë më parë situata ka degjeneruar pasi drejtoresha ka thirrur në shkollë të afërm të saj, për të ushtruar dhunë.

Për këtë problem sipas mësuesve dhe prindërve, është njoftuar edhe drejtoria arsimore.

Burime nga policia bëjnë me dije se vetë drejtoresha në deponimin e dhënë në polici, ka mohuar një fakt të tillë, duke e quajtur komplot për ta hequr atë nga puna.

Të fundit