Flash News

KRYESORE

Akuzohet për dhunë, pranga përgatitësit fizik të Athleticos

Akuzohet për dhunë, pranga përgatitësit fizik të

Përgatitësi fizik i ekipit të Athletico Madrid, Oscar Ortega, është arrestuar sot nga policia në orët e para të mëngjesit, pasi është akuzuar për dhunë në familje.

Sipas “AS”, policia është njoftuar me anë të një telefonate për atë që ndodhte në familjen Ortega dhe më pas i ka vënë prangat 60-vjeçarit.

Oscar Ortega njihet nga të gjithë si krahu i djathtë i teksnikut te skuadrës, Diego Pablo Simeone dhe është pjesë e stafit të tij teknik që nga viti 2006.

Pavarësisht se lajmi nuk është përgënjeshtruar, nuk ka ende një reagim zyrtar nga klubi madrilen.

Të fundit