Flash News

KRYESORE

Akuzohet për mashtrim informatik, hakeri rus dënohet me 46 muaj burg në SHBA

Akuzohet për mashtrim informatik, hakeri rus dënohet me 46 muaj burg

Një shtetas rus u ekstradua nga Finlanda drejt SHBA në shkurtin e 2016 për shkak të procesit gjyqësor dhe u dënua sot me 46 muaj burg në një aferë për mashtrim informatik, njoftoi Ministria e Drejtësisë .

Maxim Senakh, 41 vjeç u dënua me 46 muaj burg dhe do të largohet nga territori amerikan në përfundim të dënimit”, sipas një deklarate të Ministrisë.

Më 28 mars, ky i fundit u shpall fajtor për shkelje të ligjit amerikan mbi piraterine informatike.

“Duke qenë pjesë e një rrjeti të mirë strukturuar kriminal, Maxim Senakh ka kontribuar në krijimin e një infrastrukturë të sofistikuar ku kanë rënë pre e mashtrimeve mijëra përdorues të internetit në mbarë botën”, njoftoi prokurori amerikan, Gregory Brooker, cituar në një deklaratë.

Të fundit