Flash News

KRYESORE

Akuzohet për mashtrim, Shakira rrezikon 2 vite burg

Këngëtarja Shakira dhe bashkëshorti i saj Gerard Pique rrezikojnë burg pasi akuzohen për mashtrim nga agjencia e tatimeve gjatë viteve 2011- 2014.

Sipas të përditshmes spanjolle La Vanguardia, bëhet fjalë për vitet kur këngëtarja jetonte në Spanjë ku sidoqoftë nuk kishte ende rezidencë zyrtare. Sipas inspektorëve të tatimeve, edhe në atë periudhë, Shakira kishte qëndruar në Barcelonë për më shumë se 183 ditë në vit, e si pasojë kishte detyrimin të paguante taksa në vend.

Ata që punojnë me Shakirën, flasin për një ndryshim kriteresh vlerësimi dhe jo për mashtrim me taksat. “Është përdorur një teknikë e ndryshme”, thonë avokatët. Fitimet e yllit vijnë kryesisht nga koncerte të mbajtura jashtë vendit, por tatimet spanjolle pretendojnë se taksat për atë periudhë Shakira duhet t’ia paguante Madridit.

Sipas revistës Formes, nga viti 2010 deri në 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj jashtë vendit. Shumë fansa të këngëtares pretendojnë se bëhet fjalë për një hakmarrje të tatimeve spanjolle; bashkëshorti i Shakirës, Pique, kishte mbështetur hapur kauzën e separatistëve katalanë duke votuar në referendumin e shpallur të paligjshëm.

Të fundit