Flash News

KRYESORE

Akuzohet për përdhunim e të miturës në Pogradec, flet vajza e 55 vjeçarit: Babai im është i pafajshëm

Akuzohet për përdhunim e të miturës në Pogradec, flet

Një familje nga fshati Valçan në Pogradec ka kallëzuar sot se vajza e tyre 15-vjeçare është përdhunuar nga një fqinjë i tyre, dhe është në muajin e tetë të shtatzënisë, kjo deklarate ka shkaktuar shumë reagime në publik.

Vajzave e të akuzuarit, Ligor. B., ka deklaruar se pretendimet e denoncuesve janë të pavërteta.

“Babai im është i pafajshëm dhe po mbahet pa të drejtë në burg, të lirohet sa më shpejt”, ka thënë ajo në përgjigje të akuzave për përdhunimin e të miturës, XH.B.

Vajza e të dyshuarit, shprehet se babai i saj e ka mbajtur me bukë këtë familje, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

“Vajzën që e ka denoncuar, e mbanim me bukë sepse jetonte në kushte të vështira ekonomike. Drejtësia të zbardhë të vërtetën e ngjarjes”, ka thënë vajza e të akuzuarit.

Ndërkohë, priten analizat e ADN-së për të vërtetuar nëse fëmija që po pret 15-vjeçarja, është e 55-vjeçarit apo jo.

Të fundit