Flash News

KRYESORE

Akuzohet për prostitucion, gjykata lë në burg Riza Sheshin

Akuzohet për prostitucion, gjykata lë në burg Riza Sheshin

Gjykata e Durrësit dh masën e sigurisë "arrest me burg" me një afat 40-ditor për shtetasin Riza Sheshi. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë me qëllim ekstradimi drejt Italisë pasi Gjykata e Xhenovës ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij, duke e akuzuar për veprën penale të "pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”.

Pala mbrojtëse e kundërshtoi ndalimin e 50-vjeçrit duke thënë se arrestimi i tij është kryer mbi bazën e një dokumentacioni të parregullt por gjykata vendosi masën “arrest me burg” për një afat 40-ditor, që do të shërbejë dhe për plotësimin e dokumentacionit mbi bazën e të cilit do të vendoset dhe për fatin e mëtejshëm të procesit të ekstradimit të tij drejt Italisë.

Të fundit