Flash News

KRYESORE

Akuzohet për vrasje në seri, arrestohet punonjësi i McDonald

Akuzohet për vrasje në seri, arrestohet punonjësi i McDonald

Është arrestuar në Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një punonjës i kompanisë së famshme McDonald pasi dyshohet se është vrasës serial.

24 vjeçari Hoëell Emanuel Donaldson III  akuzohet se ka kryer katër vrasje në  në datën 9-14 nëntor në Tampa. Ai u kap pasditen e së martës në një nga pikat e restorantit ku punonte prej dy muajsh.

Sipas  Policisë raportohet se Donaldson  po tentonte që të largohej nga shteti. Hetimet tregojnë se i arrestuari ka qenë në zonën ku janë kryer 3 vrasje, ndërsa pranoi ligjërisht blerjen e pistoletës më 3 tetor.

Ekspertët thonë se pistoleta tip “Glock” është testuar dhe përputhet me plumbat që janë gjendur në skenat e vrasjes.

Të fundit