Flash News

KRYESORE

Akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit italian, rrëfehet shqiptarja: Donte të më përdhunonte

Aurela Perhati është 24 vjeçarja shqiptare e cila akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit italian, Massimo Garitta në natën e ndërrimit të viteve.

Avokati i Perhatit, Luca Amerio, në një intervistë radiofonike ka sqaruar versionin e dhënë nga 24-vjeçarja kur është marrë në pyetje. Sipas saj, burri ka tentuat ta përdhunonte, ndërsa ka tentuar të largohet e ka përplasur me makinë pasi nuk e ka parë në errësirë.

 “Ishte një ngjarje tragjike dhe fatkeqe. Perhati është shprehur se çdo gjë e bëri për t’iu shmangur tentativës për dhunë seksuale. Ishte vetë ajo që ia sqaroi hetuesve se Garitta i kishte pantallonat e ulura. Dhe ky është një element i rëndë që askush s’e ka përmendur, por që në fakt e ka tronditur vazjën. Aurela ka deklaruar se ka mundur të dalë nga makina bashkë me të. Dhe kur e pa veten në një pozitë më të mirë se sa viktima, ajo i ka dhënë makinës shpejt për t’u larguar, por ndërkohë ishte errësirë dhe e ka përplasur atë pasi nuk e ka parë,” tregon avokati.

Më tej avokati sqaron se Aurela hipi në makinë me Garitta fillimisht ai i kishte kërkuar që t’i bënte vetëm një xhiro, ndërsa më vonë i ka kërkuar para dhe duhan.

Të fundit