Flash News

KRYESORE

Akuzohet se manipuloi zgjedhjet, arrestohet ish-presidenti i Armenisë

Akuzohet se manipuloi zgjedhjet, arrestohet ish-presidenti i Armenisë

Autoritetet armene arrestuan të premten ish-presidentin Robert Kocharyan për ”përmbysje të rendit kushtetues” me falsifikimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008 në favor të aleatit të tij.

”Gjatë një seance që u mbajt në mbrëmje vonë, një gjykatë e Erevanit pranoi kërkesën e autoriteteve hetimore të vendit që kërkonte arrestimin e Kocharyan, një prorus në pushtet nga viti 1998 deri në 2008, i cili do të përballet me drejtësinë, deklaroi avokati i tij”, Aram Orbelyan.

Politikani rrezikon deri në 15 vite burg nëse shpallet fajtor për manipulim në vitin 2008 të zgjedhjeve në favor të aleatit të tij, Serge Sarkissian.

Mbështetësit e kandidatit të opozitës, Levon Ter-Petrossian kishin denoncuar në atë periudhë për manipulim në zgjedhje.

Të fundit