Flash News

KRYESORE

Akuzohet se shkaktoi aksidentin me eskortën e Ramës, fjalët e 29-vjeçarit në gjykatë

Akuzohet se shkaktoi aksidentin me eskortën e Ramës, fjalët e

Gjykata e Korcës ka lënë në burg 29-vjeçarin Spiro Naçin, drejtuesin e mjetit që akuzohet se shkaktoi aksidentin ku u përfshi edhe eskorta e kryeministrit Edi Rama. Gjykata e Shkallës së parë, ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për 29 vjeçarin duke dhënë për të masën “arrest me burg”.

Ndërkohë në fjalën e tij para gjykatës Naçi u ka kërkuar ndjesë gardistëve dhe familjes së tij ndërsa është shprehur se në vendin ku ndodhi aksidenti lejohej parakalimi për shkak se vizat e bardha në rrugë ishin të ndërprera.

“Iu kërkoj ndjesë gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar. Aty lejohej parakalimi pasi vijat e bardha në rrugë ishin të ndara”, tha Naçi.

Në aksidentin e ndodhur disa ditë më parë në hyrje të qytetit të Korçës u përfshinë katër makina. Për pasojë mbetën të plagosur tre efektivë të gardës.

 

 

 

 

 

Të fundit