Flash News

KRYESORE

Akuzohet se vrau kushëririn, Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë për 18 vjeçarin

Akuzohet se vrau kushëririn, Gjykata e Korçës jep masën e

Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 18 vjeçarin Devis Hoti, i cili akuzohet nga policia si autor i vrasjes së kushëririt të tij Flamur Duçi më 19 dhjetor.

Autori i dyshuar tha se ishe i pafajshëm por akuza paraqiti provat që e konsiderojnë atë si autorin e kësaj ngjarjeje. Tetëmbëdhjetë vjeçari banues në fshatin Mborje, është dënuar më parë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Prokuroria paraqiti provat, të cilat janë njolla gjaku në veshjen e autorit dhe një fije floku e gjetur në dorën e viktimës.

Për më tepër që si prindërit e autorit të dyshuar, ashtu edhe xhaxhai kanë dhënë dëshmi kontradiktore. Përveç kësaj 18 vjeçari ka gërvishtje në fytyrë e trup që mendohet se janë bërë nga përleshja me viktimën 45 vjeçare.

Sipas policisë, vrasja ndodhi në mëngjesin e 19 dhjetorit në fshatin Mborje. pasi u godit 8 herë me thikë, Duçi më pas u spërkat me benzinë dhe iu vu flaka. Për pasojë trupi i tij pësoi djegie, ndërsa për hetuesit mendohet se ky veprim u bë për të fshehur gjurmët.

Të fundit