Flash News

KRYESORE

Akuzohet si korrier droge, dënohet me burg 24-vjeçari shqiptar

Akuzohet si korrier droge, dënohet me burg 24-vjeçari shqiptar

Emiljan Korreshi 24 vjeç, i cili u arrestua në tetor të 2017 me 5 kg hashash teksa ishte duke udhëtuar me autobus në Italinë qendrore, është dënuar me burg nga autoritetet italiane nën akuzën e korrierit të drogës, raportojnë mediat italiane. 

Aktiviteti kriminal i drogës ishte duke u hetuar prej disa kohësh nga policia, e cila po priste rastin që ta arrestonte në flagrancë. Në përfundim të gjykimit, ai u dënua me 3 vjet e 9 muaj burg dhe mbeti në paraburgim që prej kohës së arrestimit të tij në flagrancë.

I riu shqiptar do të vuajë dënimin në burgun e Raguzës.

Të fundit