Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Akuzohet si spiun i agjenturave të huaja, Berisha: Artur Meçollari merr post të rëndësishëm nga Olta Xhaçka
Emri i Artur Meçollarit është bërë pjesë e rëndësishme e diskutimeve publike, pas prezantimit të tij në grupin e negociatorëve me Greqinë si ekspert i Forcave Detare. Prezenca e tij ngjalli debate që lidheshin me ‘dritëhijet’ e të kaluarës së tij.
Ka qenë ish-kryeministri, Sali Berisha ai i cili duke iu referuar informacioneve nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë e ka cilësuar një spiun të agjenturave të huaja, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes akuza të tilla ishin trillime.
Berisha denoncon sërish sot se Meçollari është emëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka Zv/Komandant i Forcave Detare.
Denoncimi:
Spiuni Artur Meçollari emrrohet nga Zografi bis de facto Komandant i Forces Detare te vendit!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje dr.Ju bejme me dije se Artur Mecollari, i perfolur si spiun i agjenturave te huaja(biles i liruar njehere nga ushtria per kete fakt) dhe se fundi i perfolur si sherbetor e spiun i grekeve gjate angazhimit te tij ne grupin teknik te Shqiperise per demilitimin e ujrave ndermjet Shqiperise dhe Greqise, sapo u emerua Zv/Komandant i Forcave Detare. Ky emerim i bere nga ministrja Xhacka behet ne nje kohe kur Ministrja i ka kerkuar Presidentit te Republikes shkarkimin e Komandantit te Forces Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani. Qellimi eshte i qarte, parapergatitjen e zotit Mecollari per Gjeneral dhe komandant Force, duke mundesuar keshtu, ushtrimin e kompetencave te plota nga ana e tij, ne ushtrimin e pergjegjesive te komandi-kontrollit ne drejtimin e Forces Detare, e cila ne misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojes Bregdetare.
Ju lutem nderhyni sa me pare, pasi nuk mundet ti besohet nje pergjegjesi kaq e rendesishme nje njeriu te dyshimte per lidhje agjenturore dhe plot rekorde te tjera negative te njohura tashme nga gjithe korpusi ushtarakeve dhe pse jo opinioni publik.
Nje veprim i tille cenon rende integritetin moral dhe besushmerine e Forcave te Armatosura, si nje strukturat me serioze te shtetit.