Flash News

KRYESORE

Alarm në Londër, mbyllet aeroporti

Alarm në Londër, mbyllet aeroporti

Aeroporti i Londrës është mbyllur këtë mëngjes pasi  u gjet një bombë e Luftës së Dytë Botërore. Bomba u gjet gjatë punimeve që po bëheshin në ambientet e aeroportit.  Zyrtarët bëjnë me dije se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për publikun, derisa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.

“Të gjithë pasagjerët që kanë planfikuar të udhëtojnë nga Aeroporti i qytetit të Londrës këshillohen të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve për informacione të tjera”, thuhet në një deklaratë nga autoritetet.

Të fundit