Flash News

KRYESORE

Alarm për bomba në gjashtë gjykata në Gjermani, evakuohen punonjësit

Alarm për bomba në gjashtë gjykata në Gjermani, evakuohen

Policia ka kontrolluar sallat e gjashtë gjykatave në Gjermani pas njoftimit se kërcënoheshin nga shperthimet e bombave.

Policia tha se evakuuan një gjykatë në qytetin lindor të Potsdamit dhe një tjetër në qytetin perëndimor të Wiesbaden, ku u gjet një pako e dyshimtë. Gjykatat u kontrolluan gjithashtu në qytetet qendrore të Magdeburgut dhe Erfurtit dhe në portin verior të Kiel.

Një gjykatë tjetër u mbyll shkurtimisht në Saarbruecken pranë kufirit me Francën, pas një kërcënimi me bombë që u njoftua me email.

Të fundit