Flash News

KRYESORE

Çantë e dyshimtë në Kanë, evakuohet kinemaja Debussy

Çantë e dyshimtë në Kanë, evakuohet kinemaja Debussy

Një çantë e dyshimtë në Kanë ku po zhvillohet Festivali i Kinematografisë ka alarmuar të pranishmit dhe ka çuar në evakuimin e kinemasë Debussy.

Agjentët e sigurisë kanë evakuuar me qindra persona nga teatri, një sallë brena pallatit të festivalit, bëhet fjalë për persona që po ndiqnin filmat. Policia ka hyrë fillimisht me një qen të stërvitur, ka bërë kontrolle në salla dhe ka nisur evakuimin. Por, pas 30 minutash alarmi është tërhequr dhe të pranishmit janë lejuar të hyjnë në salla.

Të fundit