Flash News

KRYESORE

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Romë, evakuohet ndërtesa

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Romë,

Ngjarja e fundit në Tebes të Francës, ku një sulm terrosit nga organizata e ISIS shkaktoi vdekjen e 3 personave, përfshirë edhe autorin, si dhe plagosjen e 3 personave të tjerë, ka shtuar edhe më shumë frikën edhe në shtetin italian.

Qendra e njohur tregtare në Romë, “Rinascente” është evakuuar ditën e sotme për disa orë, pas një telefonate anonime se në një automjet ndodhet një bombë.

 Aksioni për gjetjen e bombës në të gjithë zonën ka zgjatur rreth 2 orë, por fatmirësisht rezultoi të ishte një alarm fals. Sipas mediave italiane një burrë kishte telefonuar duke thënë se një automjet mund të shpërthejë për shkak të pranisë së një bombe. Pas alarmit fals, dyqanet u rihapën sërish dhe çdo gjë ka vijuar normalisht.

 

Të fundit