Flash News

KRYESORE

Alarm për bombë në Tiranë, valixhe e dyshimtë te Pallati i Kongreseve

Alarm për bombë dhe panik në Tiranë. Një valixhe e dyshimtë e gjendur prapa Pallatit të Kongreseve ka ngritur në këmbë forcat e policisë.

Valixhja e braktisur ndodhet para Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me një perimetër sigurie.

Policia ka marrë një telefonatë nga një kalimtar dhe ka njoftuar për valixhen e dyshimtë. Policia po kontrollon zonën me qen antieksploziv, kurse forcat xheniere pritet të bëjnë verifikimet përkatëse nëse kemi të bëjmë me një alarm fals apo një bombë të kamufluar në këtë valixhe udhëtimi.

   

Të fundit