Flash News

KRYESORE

Alarm te Tottenham, plani B i Mourinhos është një shqiptar

Alarm te Tottenham, plani B i Mourinhos është një shqiptar

Harry Kane ka alarmuar trajnerin Jose Mourinho. Dëmtimi i sulmuesit anglez ka bërë që Tottenham të investojë pa u menduar gjatë që këtë janar.

Synimi i parë, sipas mediave angleze, është sulmuesi Piatek i Milanit, por klubi italian do 30 mln euro për polakun, që investimi për të të mos dalë me humbje.

Atletico Madrid gjithashtu e ndjek ish-lojtarin e Genoas, kështu që Tottenham po mendon një plan B. Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqi, të cilin trajneri Jose Mourinho e ka ndjekur me kujdes.

Klubi turk kërkon 20 milionë euro për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, i cili është një lojtar i kalibrit të lartë dhe mund të përshtatet me kampionatin anglez.

Të fundit