Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Alarmi i DASH për largimin e investitorëve të huaj, dy kompani braktisën Shqipërinë në gjashtë mujorin e parë
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e përvitshëm për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2018, në të cilin eveidentoheshin tre probleme kryesore:
Problemi i parë: Investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes;
Problemi i dytë: Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën;
Problemi i tretë: Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nën-kontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri;
Për ta ilustruar me shembuj konkret raportin e DASH, mjafton të kujtojmë faktin se dy investitorë të rëndësishëm braktisën vendin në 6-mujorin e parë të 2018-ës.
Investitori i parë ishte kompania gjermane e bulmeteve “Meggle”, e cila kishte hyrë në tregun shqiptar në vitin 2010, pasi bleu sipërmarrjen vendase “Fast” dhe tregtoi me markën e “Fast”.
Kostot e larta të lëndës së parë prej copëzimit të lartë të fermave dhe mungesa e standardeve nga njëra anë dhe konkurrenca e pandershme, nga ana tjetër, e bënë të vështirë ambientin për biznes të kompanisë “Meggle” në Shqipëri teksa raportohet se në dy vitet e fundit të ardhurat e kompanisë nuk mbulonin kostot dhe humbjen arritën deri në 2 milion dollarë.
Investitori i dytë që braktisi Shqipërinë ishte edhe kompania prestigjoze e hotelerisë “Kharafi Group”, që mbante emrin “Sheraton Tirana” dhe që operonte në vend që prej vitit 1992.
Hoteli u ble nga biznesmeni shqiptar, Shefqet Kastrati për shumën 30 milion euro, ndërsa arsyet e largimit të kuvajtjanëve nuk u bënë kurrë të ditura.
Në media qarkulluan hipoteza të ndryshme, ku një ndër to ishte konkurenca e të pandershëm, ndërsa përmendej edhe favorizimi i dukshëm që qeveria i bënte hotelit të sapo ndërtuar në qendër të kryeqytetit ‘The Plazza’. /L. Cecja/