Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Alarmi: Mos u lani në lumin Drino, tejet i ndodur nga ujërat e zeza të Gjirokastrës
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në lumin Shkumbin, ku humbi jetën një 14 vjeçar nga Hotolishti, vjen apeli nga Gjirokastra për lumin Drino. Rrjedha e Lumit Drino nga vendi i quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër deri te pjesa ku bashkohet me Lumin e Kardhiqit kanë një nivel ndotje shumë të lartë. Specialistët e shëndetit publik japain alarmin për të mos u larë në këtë lumë dhe për të mos peshkuar. Niveli i lartë i ndotjes krijohet për shkak të depozitimit të ujërave të zeza të Gjirokastrës në rrjedhën e këtij lumi.
Kryesisht ën këtë lumë lahen fëmijë dhe adoleshentë të cilët nuk kanë mundësi tjetër për të frekuentuar palzhet e Sarandës, që janë më afër.
Gjendja më alarmante është në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’, aty ku është kolektori i depozitimit të ujërave të zeza. Era e rëndë ndjehet ngado nëse kalon në këtë zonë. Për fat të keq, bashkia Gjirokastër nuk ka ende një impiant të përpunimit të ujërave të zeza.