Flash News

KRYESORE

Alarmi nga zjarret, në Durrës digjet restoranti, në Vlorë “Mitsubishi

Alarmi nga zjarret, në Durrës digjet restoranti, në Vlorë

Ndërkohë që janë neutralizuar zjarret në Tepelenë, ku si rezultat u dogj deri në 3ha pyll dhe disa dëme të tjera, dy zjarre të tjera kanë shkaktuar dëme dhe panik në Vlorë dhe Durrës.

Një bar-restorant në qytetin bregdetar të Durrësit raportohet se është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme të shumta materiale në biznes.  Burime nga policia bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për ngjarjen por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Ndërsa një automjet është djegur gjatë natës në Vlorës, ndërsa ishte i parkuar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15, në lagjen “28 Nëntori”.

Uniformat blu ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se mjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit Sh.S., 57 vjeç, ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen “28 Nëntori” Vlorë dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit. Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj.

Të fundit