Flash News

KRYESORE

Alarmi për biletat, FSHF më në fund gëzon tifozët kuqezi

Alarmi për biletat, FSHF më në fund gëzon tifozët

Kombëtarja shqiptare nesër  do të luajë kundër Turqisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Biletat deri sonte kanë qenë një problem i madh, por situata është zgjidhur shpejt. Gjithsej për tifozët e kombëtares kuqezi ishin premtuar 2500 bileta, por deri më sot ishin vetëm 1500 në gjendje.

Më në fund FSHF sonte njoftoi zyrtarisht se ka rifilluar shitja e biletave për ndeshjen më turqit.

Njoftimi i FSHF-së:

Rifillon shitja e biletave për ndeshjen Turqi-Shqipëri. Të gjithë tifozët kuqezi që dëshirojnë të sigurojnë një biletë për ndeshjen e nesërme, mund të shkruajnë nga ky moment në këtë adresë email-i: [email protected] ose të telefoni në këtë numër telefoni: +355698296604. Përfaqësues të FSHF dhe Federatave të tjera janë bashkuar në një darkë zyrtare para sfidës mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Të fundit