Flash News

KRYESORE

Alarmi për mbetjet, Këshilli bashkiak në Durrës shpall emergjencën mjedisore

Alarmi për mbetjet, Këshilli bashkiak në Durrës shpall

Situata alarmante e krijuar ditët e fundit për shkak të mbeturinave në Durrës dhe djegies së tyre në zonën e Manzës ka bërë që sot Këshilli bashkiak i qytetit bregdetar të shpallë emergjencën mjedisore.

Vendimi u mor gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik .

“Miratimi i propozimit të shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos”,  bëhet me dije nga takimi.

Mbyllja e sheshit të depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, të cilin qeveria shqiptare synon ta transformojë në një park urban ekologjik me një investim prej 15 milionë eurosh, e ka lënë bashkinë e Durrësit pa një alternativë të vlefshme për depozitimin e plehrave.

Për këtë situatë, janë zhvilluar edhe protesta nga qytetarët në Durrës, të mbështetura edhe nga Partia Demokratike kundër depozitimit të mbetjeve urbane.

Të fundit