Flash News

KRYESORE

Alarmi i specialistëve: Shteti dorëzon arkivat në duart e privatëve

Alarmi i specialistëve: Shteti dorëzon arkivat në duart e

Në fillim të këtij viti, kuvendi miratoi një ligj që lejon privatin të mund të administrojë dokumentacionet shtetërore. Mirëpo, ky vendim ka ngjallur reagimin e specialistëve, të cilët ajapin alarmin se kjo veprimtari mund të sjellë humbje ose manipulime të dokumenteve të arkivuara.

Ish-specialisti Kastriot Dervishi i pyetur nga shqiptarja.com tha se “Është një shkelje e ligjit të arkivave. Në asnjë rresht të ligjit (ekzistues) nuk i jepet e drejta privatit të administrojë apo përpunojë dokumentacion. Në janar kanë miratuar një VKM, në një rresht të së cilës e kanë ligjëruar që privati mund të administrojë dokumentacionin shtetëror. Nëse nëse kjo ndodh, minimalisht do ketë humbje të mëdha  dokumentesh dhe një çorganizim që nuk rregullohet më. Ajo që theksoj është se nuk kanë asnjë të drejtë të administrojnë dokumentacion shtetëror”.

VENDIMI

Alarmi është dhënë për një vendim të miratuar në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në datën 24 Janar 2018 për miratimin e rregullores “Për Licensimin e Arkivave Private” ligjëron që privati mund të administrojë dokumentacionet shtetërore.

  1. Miratimin e rregullores “Për licencimin e arkivave privatë”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesё përbërëse e tij.
  2. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Këshilli i Lartë i Arkivave dhe Qendra Kombëtare e Biznesit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.”

Ky vendim i referohet nenit 25, ku citohet se “Arkivat privatë e ushtrojnë veprimtarinë e tyre pasi licensohen nga Këshilli i Lartë i Arkivave me propozimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Kriteret për licensim përcaktohen nga Këshilli i Ministrave”.

Të fundit