Flash News

KRYESORE

Alarmi i thatësirës/ Roma mbyll shatërvanet

Alarmi i thatësirës/ Roma mbyll shatërvanet

Burimet publike të ujit të Romës janë një simbol i qytetit dhe një burim i mirëpritur i freskisë për mijëra turistë dhe vendas. Por qyteti njoftoi se këto burime do të mbyllen nga e hëna, pasi Italia ballafaqohet me thatësirë ​​të rëndë.

Roma mendohet të jetë shtëpia e burimeve publike më shumë se çdo qytet tjetër në botë, duke numëruar mbi 2000, ku 50 prej tyre kalsifikohen si ‘monumentale’. Këto burime kanë stolisur rrugët, parqet dhe sheshin e Romës për rreth 2.000 vjet, kur ishin të lidhura me ujësjellësit e lashtë romakë.

Burimet tradicionale të ujit në Romë do të mbyllen për herë të parë në më shumë se 140 vjet, pasi i nxehti ka pushtuar mbarë Italinë.

Vendimi për të mbyllur burimet e ujit u njoftua të enjten nga “Acea”, kompania që menaxhon ujin e Romës.

“Ne i dimë shqetësimet që do të shkaktojë, por duhet t’i mbyllim shatërvanët për shkak të thatësirës së jashtëzakonshme” – shkroi Paolo Saccani, kreu i ndërmarrjes së shërbimeve që menaxhon burimet.

Pothuajse e gjithë Italia ka përjetuar rënie të konsiderueshme të reshjeve se zakonisht, këtë vit.

Të fundit