Flash News

KRYESORE

Alarmi, zgjerohet harta e përmbytjeve, Shkodra edhe më e rrezikuar

Alarmi, zgjerohet harta e përmbytjeve, Shkodra edhe më e rrezikuar

Zgjerohet harta e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve dhe përllogaritjeve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit situata e përmbytjeve do të vazhdojë të përshkallëzohet.

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të rëna në pjesët malore të basenit. Sot (e enjte, dt.08) dhe nesër (e premte, dt.09) në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e niveleve për shkak të ardhjes së prurjeve nga pjesët e larta malore në drejtim të pjesës fushore të basenit. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve. Prurjet më të larta janë llogaritur të arrihen sot e Enjte, 8 Mars 2018. Për arsye të rritjes së rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet”, sqaron Instituti i Gjeoshkencave.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.08) në shumicën e qarqeve pritet të ketë reshje, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Vetëm në zona të kufizuara mund të ketë reshje intensive me kohëzgjatje të shkurtër, kryesisht në qarqet Tiranë dhe Elbasan.

Nesër (e premte, dt.09) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 5 / 15 °C

në vendet malore: 0 / 11 °C

Të fundit