Flash News

KRYESORE

Alarmohet KQZ: Po rrezikohen zgjedhjet, i gjithë procesi mund të hyjë në kolaps

Alarmohet KQZ: Po rrezikohen zgjedhjet, i gjithë procesi mund të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë alarmin për pengesat që i po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune. Sipas këtij institucioni, mos dhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor. 

KQZ thekson se pa komisionerë nuk mund të ketë zgjedhje dhe kjo situatë problematike rrezikon të fusë të gjithë procesin në kolaps.

Deklarata e KQZ:

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për pengesat që i po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune.

Ashtu si në Kodin Zgjedhor edhe në VKM nr. 473 të datës 1.06.2017, angazhimin si komisionerë të KZAZ-ve, KQV-ve apo GNV-ve, nuk e konsideron angazhim për qëllime politike apo elektorale, por e konsideron vetëm si një  angazhim administrativ.

Pranë KQZ-së kanë ardhur  shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë, me vendim të KQZ-së, të cilët kanë depozituar kërkesa pranë burimeve njerëzore të institucioneve ku ata punojnë dhe nuk po marrin përgjigje.

Vonesa e këtyre përgjigjeve, mos dhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor. 

Mos respektimi i qoftë dhe një afati ligjor, ndikon negativisht në të gjithë veprimtarinë e administratës zgjedhore në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

Pa komisionerë nuk mund të ketë zgjedhje, ndaj drejtuesit e administratës shtetërorë duhet të jenë përgjegjshëm dhe të mos bëhen pengesë.

Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV-ve dhe  GNV-ve, procesi zgjedhor rrezikon të futet në kolaps.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të administratës publike, që të reagojnë menjëherë pas këtij apeli të KQZ-së, dhe të mos krijojnë pengesa artificiale të cilat cënojnë procesin zgjedhor.

Të fundit