Flash News

KRYESORE

Alban Bushi nxjerr ‘sekretet' e Panuçit: Talenti i Bajernit të Mynihut do ftohet në Kombëtare

Alban Bushi nxjerr ‘sekretet' e Panuçit: Talenti i Bajernit

Mesfushori i Bayern Mynihut, Meritan Shabani mund të vishet kuqezi. Të paktën kështu është shprehur trajneri i ekipit Shpresa, Alban Bushi në një konferencë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Di që janë bërë përpjekje nga drejtuesit e Federatës për Shabanin, është afër Kombëtares A, kaq di. Mund të ndodhë gjithçka, pasi ka patur shumë lojtarë që kanë qenë afër dhe janë larguar, kemi patur shumë raste të tilla”, u shpreh Bushi.

Shabani ka lindur në Gjermani dhe e ka ndërtuar karrierën e tij atje. Ai është 19-vjeç dhe shihet si një nga lojtarët më premtues të dalë nga akademia e kampionëve të Gjermanisë. Lojtari me origjinë shqiptare zhvilloi fazën përgatitore me skuadrën e parë të Bayern-it ku luajti dhe në formacionin e ndërtuar nga Niko Kovac.

Shabani i shënoi Manchester City-t (takimi përfundoi 2-3) në turneun miqësor të zhvilluar në Amerikë. I riu po luan me ekipin e dytë të gjermanëve dhe po dhuron përformanca shumë të mira. 5 ndeshje këtë sezon, titullar i përhershëm, 3 gola të shënuar. Shifra impresionuese për një mesfushor.

Të fundit