Flash News

NDËRKOMBËTARE

Alban Skenderaj dedikim emocionues për Miriamin në 10-vjetorin e tyre të dashurisë

Alban Skenderaj dedikim emocionues për Miriamin në 10-vjetorin e tyre

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani sot festojnë dashurinë e tyre e cila ka mbushur plot 10 vjeç. Është një ndër çiftet që ia ka dalë mbanë pa skandale dhe rënditen ndër të preferuarit e publikut shqiptar si individualisht ashtu edhe si çift.

Në një postim në Instagram Albani ka bërë një dedikim emocionues dhe të fortë për mamanë e vajzës tij:

“Sot 10 vjet nga dita që të njoha! Vite që ikën midis sfidave, aventurave, dhimbjes dhe lumturisë, por mbi të gjitha DASHURISË.

Ti je pjese e imja, pjese e trupit dhe shpirtit tim! Pa ty nuk kam orientim, je ti ylli im polar, drita në errësirë, uji në shkretëtirë, dielli në dimër dhe shiu në verë! Të kam dashur në çdo frymarrje dje, të dua njësoj dhe shumë sot dhe në shekujt në vazhdim ......”

Të fundit