Flash News

KRYESORE

Alban Skënderaj dhe 'baballarët suedezë'!

Alban Skënderaj dhe 'baballarët suedezë'!

Kantautori i mirënjohur i muzikës së lehtë shqiptare, Alban Skenderaj është bërë pjesë  fushatës "Swedish Dads".

Në videopostimin e bërë publik nga Ambasada Suedeze në Tiranë, Albani na tregon emocionet e të qënit baba, dhe inkurajon çiftet e reja të cilat për shkak të vështirësive dhe sfidave në një shoqëri si e jona, ku gjithçka ecën me shpejtësi të shumë të madhe, nuk e marrin hapin e rëndësishëm për t’u bërë prindër.

Por çfarë është "Swedish Dads"?

Baballarët Suedezë është një ekspozitë fotografish nga fotografi Johan Bavman, bazuar në portretet e baballarëve, të cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi me bebet e tyre për të paktën gjashtë muaj. Ekspozita synon të tregojë efektet e barazisë gjinore në prindërim si për individët edhe për shoqërinë.

 

Të fundit