Flash News

KRYESORE

Alban Skënderaj humb mamanë, mesazhi i ndjerë i vjehrrit

Alban Skënderaj pas humbjes së mamasë ka marrë me mijra mesazhe ngushllimi. Nëna e Alban Skënderajt, u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë që e mundonte prej kohësh.

Gjatë ditës së sotme të gjithë fansat, kolegët, miqtë e dashamirësit i kanë shprehur ngushëllime të sinqerta Albanit dhe familjes.

Pak orë më parë, nga profili i tij zyrtar në Facebook, edhe vjehrri i Albanit, Agim Cani, ka shkruar një mesazh për të ngushëlluar dhëndrin e tij në këtë moment të vështirë.

“...njeriu që ka dhuruar vetëm gëzime e emocione pozitive për Shqiptarinë dhe Shqipërinë, humbi njeriun e shtrenjtë të jetës... mamanë e tij. E kam njohur këtë njeri të mrekullueshëm dhe kam përjetuar lidhjet e forta njerëzore me vajzën time...

...jam pranë jush Alban - Miriam... pranë Qerimit dhe familjes se tij të madhe”

Mesazhit ngushëllues të vjehrrit i janë bashkuar edhe dhjetëra-qindra fansa e miq të Albanit e Miriamit.

Të fundit