Flash News

KRYESORE

Alban Skënderaj ndalon koncertin, surprizon sërish Sidorelën

Të gjithë e mbajmë mend Sidorelën së cilës i bëri surprizë Alban Skënderaj në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. Sidorela është vajza e paralizuar e cila është fansja më e madhe e Alban Skenderaj dhe pas surprizës së parë, Albani i ka bërë një tjetër surprizë.

Meqenëse ajo nuk shkonte dot në koncert, Albani i ka çuar koncertin në shtëpi asaj me një “video-call”.

Albani ka ndaluar koncertin për të dhe bashkë me mijëra spektatorë kanë përshëndetur Sidorelen në lidhjen direkte me video në telefon dhe më pas ai ka kënduar për të.

Të fundit