Flash News

KRYESORE

Albana Osmani dhe Lori Hoxha bashkë në një projekt të ri?

Albana Osmani është një nga figurat e para të Top Channel, e cila vazhdon akoma dhe punon aty. Për momentin është e angazhuar në “Top Show Magazine” ku bashkë me Alban Dudushin dhe Ervin Kurtin i shohim në ekran çdo të mërkure.

Ndërkohë Albana po merret dhe me fondacionin e saj “Ti je një lule dielli”, por mesa duket ajo dhe lOri Hoxha kanë një ide për projekte të reja bashkë.

Në një nga fletushkat që shoqërojnë kafet në lokalet e Tiranës, Albanës i ka rënë “Lajme të reja” dhe i ka bërë tag Lorit duke e shoqëruar me emojin e lutjes “amen”.

Ndoshta kjo ka të bëjë me ndonjë muhabet të tyrin personal ose me ndonjë produkt televiziv, por megjithatë presim të shohim se çfarë do të ndodhë në sezonin e ri televiziv.

Të fundit