Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Albana Osmani: Ju lutem, mos më kërkoni të shpërndaj numra llogarish për njerëz të sëmurë
Moderatorja e njohurn Albana Osmani, së bashku me një grup të rinjsh ka hapur fondacionin ‘Ti je një luledielli’, për tu ardhur në ndihmë fëmijëve të sëmurë .
Por ditën e sotme, Albana ka shkruar disa fjalë për të gjithë ata që i kërkojnë të shpërndajë foto apo llogari bankare të personave të sëmurë.
Ndër të tjera ajo shkruan se nuk mund të publikojë kërkesat e shumta për ndihmë që i vijnë me mesazhe, pasi ajo tashmë është më se e angazhuar me nismën e saj dhe i vjen shumë keq që nuk u vjen dot në ndihmë të gjithve.
“Përveçse më dhemb zemra se jam njeri, është e papërballueshme për mua të bëj share vetëm gjëra të tilla, pasi ky është profil personal. Unë jam prej vitesh në krye të një kauze dhe punoj 12 orë nga 24 dhe kam harruar ç’është jeta normale. Mjaftueshëm njerëz kanë sens durimi me mua, kur publikoj për ‘Ti je një luledielli’. Kështu më mirëkuptoni! Ju lutem e kam të pamundur edhe unë dua t’i gëzohem diellit një ditë dhe nuk dua të trishtohem”, shkruan veç të tjerash Albana.