Flash News

KRYESORE

Albana Osmani vesh politikën me luledielli

Seanca e sotme në Parlament ka qenë shumë e tensionuar duke shkuar deri në dhunë fizike.

Vëmendja ka qenë e gjitha mbi protestën dhe votimin e kryeprokurores së Përkohshme, shumë pak u morën me bluzat e fushatës së moderatores Alban Osmani, ‘Ti je një luledielli”.

Në secilën nga vendet e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kishte nga një bluzë të tillë. Një gjest sa i bukur nga ana e gjithsecilit  prej përfaqësuesve të qytetarëve. Jo të gjithë pranuan ta veshin atë, ama të paktën nuk e injoruan.  

Moderatorja Albana Osmani krahas fotos që ka publikuar në rrjet e saj social Instagram, ka treguar mirënjohje për Kuvendin e Shqipërisë i cili i është bashkuar nisës së saj për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

 “Sot në seancën e fundit , deputetët e Parlamentit Shqiptar të veshur me Humanizëm në mbështetjen e Fëmijëve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot, me protestë jashtë Parlamentit, përsëri te gjithë i moren bluzat , dikush i veshi dhe na lumturoi shumë , dikush e mbajti në dorë dhe vazhdoi programin me çështjet e ngritura në diskutim!  Faleminderit përzemërsisht Kryeministrit të Shqiperisë Z.Edi Rama , gjithë Kabinetit të tij , gjithë gupeve parlamentare , që dhanë sot mesazhin më te bukur të vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj.Monika Kryemadhi që pavarësisht temës së dites në duart tuaja janë bluzat dedikuar Fëmijëve Shqiptarë. #Albania #Kosova#youareasunfloëer Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushatës tonë të dytë , shkon në mbështetjen me shumë dashuri për ty Kosovë dhe për bijtë e tu . Ndërkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal të Elbasanit, të Kukësit, dhe 5-a/ Shëndeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me ndërprerje por vitin e mbyllëm me Lulediellin tonë në Parlament “- përfundon moderatorja.

Të fundit