Flash News

KRYESORE

Albana Vokshi: Akti i turpshëm i Skënder Gjinushit, të shkarkohet

Albana Vokshi: Akti i turpshëm i Skënder Gjinushit, të shkarkohet

"Je e eksituar, shko mjekohu", ishte fyerja dhe seksizmi që kryetari i ri i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, shprehu ndaj gazetares dhe ka nxitur një reagim të ashpër nga opinioni publik dhe të papranueshëm.

Njerëz të ekranit dhe politikanë kanë reaguar gjithashtu duke dënuar Gjinushin për fjalorin e përdorur kundrejt gazetares.

Ish- deputetja  e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar përmes një postimi në faqen e saj në Facebook dhe e konsideron të turpshëm dhe të dënueshme sjelljen e Gjinushit.

Gjithashtu, ajo i bën thirrje mediave lokale e ndërkombëtare të denoncojnë këtë veprim si dhe u sjell në vëmendje këtë akt të turpshëm, sipas Vokshit, organizatave e diplomatëve të huaj, se raste të tilla ngacmimi seksual janë të dënueshme.

Të fundit