Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Albana Vokshi flet për krimin që ka kryer Rama: “Mëshirë-madhi” nuk ua siguroi ilaçin për katër vite të sëmurëve me kancer
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama te Spitali Onkologjik, ku të sëmurëve me kancer u mungonte ilaçi dhe kura. Duke e quajtur “mëshirë-madhi”, Vokshi thekson se Rama ka kryer krim kur nuk ua garantoi për katër vite me radhë ilaçin, qytetarëve me këtë sëmundje. Deputetja shprehet se Rama kishte detyrën dhe mundësinë ta siguronte ilaçin, por nuk e bëri, duke i lënë njerëzit të sorollaten dyerve të spitaleve, të harxhojnë çdo qindarkë, të shesin çdo gjë madje të marrin edhe borxhe e kredi.
Reagimi i Vokshit:
Kaseta e Ramës në Onkologjik...
4 vite nuk siguroi ilaçet e kurat për të sëmurët me kancer, sepse thjeshte nuk donte... çoi mbi 400 mln Euro në 4 koncesione qe ja dha miqve e sponsorve të fushatave për kolltukun e tij në Kryeministri...
Por tani, në rolin e “Mëshirëmadhit”, siguroi brenda javës kurat...
Pra kishte detyrën dhe mundesinë, por nuk e ka bërë më parë. I ka lënë njerëzit të sorollaten dyerve të spitaleve, të harxhojnë çdo qindarkë, të shesin çdo gjë madje të marrin edhe borxhe e kredi... I ka lënë pacientët dhe familjarët e tyre të shkatërrohen shpirtërisht dhe financiarisht, thjesht sepse nuk ka dashur...
Nuk ka më institucione, është vetëm ai. S’ka më procedura, ka vetëm portale që i sajon për propagandën e tij bajate e të shëmtuar...
E në fund, po na tregon që çdo e mirë, çdo shqiptari duhet t'i vijë vetëm, kur dhe pse do ai...
Ky është KRIM, e çdo KRIM duhet ndëshkuar!