Flash News

KRYESORE

Albana Vokshi kërkon dorëheqjen e Tahirit: Do i bëje nder vetes

Albana Vokshi kërkon dorëheqjen e Tahirit: Do i bëje nder vetes

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar dorëheqjen e deputetit Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit ‘Habilaj’. Duke folur në ‘Këndin e Ekselencës’, në News 24, Vokshi tha se Tahiri do i bënte nder vetes nëse do jepte dorëheqjen, ndërsa cilësoi Ramën si përgjegjësin e parë të mbushjes së vendit me kanabis.

“Është një minë që po plas. Ky është vetëm fillimi. Pasazhi që tregon se 5 milionë euro do i shkojnë Tahirit në një muaj. Imagjinoni sa muaj ka viti dhe sa vite kanë kaluar nga përgjimi. Shpresoj që Saimir Tahiri të jap dorëheqjen, të heq imunitetin dhe të hetohet. Do i bënte nder vetes. Edhe kryeministri duhet të dorëhiqet sepse nuk mendoj se pa miratimin e Edi Ramës Saimir Tahiri dhe ministrat e tjerë do të kishin guximin  të mbushnin vendin me kanabis”, tha Vokshi.

Deputetja demokrate vlerësoi lidershipin e kryetarit Lulzim Basha në drejtimin e Partisë Demokratike, që sipas saj po vijon të japë rezultate të larta dhe kjo konfirmohet nga denoncimi prej vitesh i skandalit Habilaj-Tahiri.

Të fundit