Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Albana Vokshi: Rama urdhëroi deputetët të votojnë kundër teksteve falas. Replikon Mesila Doda: Ndaje mendjen, ai duhet dënuar
Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministri Edi Rama se urdhëroi deputetët e PS që të votonin kundër nismës së PD-së për sigurimin e teksteve falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm.
“Rama urdhëron deputetët e PS të votojnë kundër nismës së PD për sigurimin e teksteve falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm. Kjo nismë bënte të mundur zbatimin e një të drejte kushtetuese për arsim të detyrueshem falas si dhe kishte karakter social e do t’i vinte në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare, kryesisht atyre të varfëra që nuk mund tu siguronin fëmijëve të tyre as 3 vakte ngrënie dhe nuk mund t’ju blejnë as librat shkollorë. Keqardhje për kolegët e maxhorancës në Komision të cilët nuk mundën të dalin mbi axhendën personale politike të Edi Ramës”, shprehet Vokshi në reagimin në ‘Facebook’.
Menjëherë, në reagimin e Vokshit ka komentuar ish-deputetja Mesila Doda, e cila kërkon nga demokratja që ta ndajë mendjen sepse Rama nuk voton asgjë që nuk e dërgon vete dhe se me shumë gjasa këtë nismë do e paraqesë si të tijën pas disa ditësh.
“Ndaje mendjen, ky nuk voton asgë që s’e ka sjellë vetë... mire a keq qoftë.. po ka gjasa që të njejtën nismë ta paraqesë sikur është e tija pas disa ditësh.. i vetmi kryeministër që duhet dënuar për plagjaturë... kopjac i keq”, replikon Doda, ndërkohë që Vokshi i përgjigjet: “Po edhe në këtë rast kopjoi, por vetëm gjysmen e nismës. I thamë: kopjoje të gjithën, vetëm miratoje.... Edhe unë jam e sigurt që do e sjellë si lëmoshë ndaj ndonjë familje që i ka çuar mesazh në portalin i tij.”