Flash News

KRYESORE

Albërie Hadërgjonaj i gjendet pranë Veselit: Më mungon

Këngëtarja e mirënjohur për publikun shqiptar, Albërie Hadërgjonaj, i ka uruar shërim të shpejtë mikut të saj, Vesel Kurtishaj.

Fituesi i “Big Brother 8” dhe Albëria duket se i kanë mbajtur kontaktet qe nga koha kur ishin partnerë kërcimi në spektaklin ‘Dance wih me”.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja është shprehur gjithashtu se i mungon prezenca e Veselit.

 “Vesel të uroj shërim të shpejtë. Më mungon”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Kujtojmë se para pak ditësh Veseli iu nënshtrua një operacioni në këmbë i cili për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.

Të fundit