Flash News

KRYESORE

Albëries i kujtohet historia e saj më këngën e Elvanës: Kemi lindur për të vuajtur

Kënga e re e Elvana Gjatës e titulluar "Tavolina e mërzisë" i ka kujtuar Albëries historinë e saj me ish-bashkëshortin. Njësoj si Elvana edhe Albëria ka kaluar një histori aspak të këndshme me babanë e dy vajzave të saj. Bashkëshorti i kësaj të fundit ka qenë në burg disa vite më parë dhe u përfol se ai ishte arrestuar për trafik droge.

Kënga e re e Elvanës që si duket është një dedikim i përjetimeve të kohëve të fundit për shkak të përfshirjes së ish-të fejuarit të saj Ervin Matës një vrasje. Kjo këngë ka prekur Albërien, e cila edhe njëherë ka risjellë përjetimet me ish-bashkëshortin ku thotë dhe për Elvanën se kanë lindur për të vuajtur.

“Ja një Alberi tjetër që nuk e mposht asgjë. Kjo është historia ime dhe nga pafajësia jam gjykuar. Po përgjigja=kemi lindur për të vuajtur. Bëjmë art deri në vdekje! Kurrë mos ndalo. Lart e më lart të gjitha femrat shqiptare. Elvana (emoji mbretëreshe).”

Të fundit