Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Albi Nako ka bashkëjetuar me një Piton për 10 vite: Më ka zënë gjumi me të në gji
Mbrëmë në "Opinion" është trajtuar tema "Dashuria për kafshët" dhe të ftuar kanë qenë emra të njohur të ekranit, ndër ta dhe Albi Nako.
Albi ka treguar për bashkëjetesën e tij me gjarprin e rrallë, një Piton, të cilin e ka pasur në shtëpi për rreth 10 vite. Ai tregoi së në fillim prindërit. sidomos mamaja. u tmerruan dhe kanë menduar që "djali iku dhe nuk është mirë".
"Imë më nuk guxonte të kalonte në katin e tretë të shtëpisë vetëm me idenë që në kat të dytë është një gjarpër. M kalimin e kohës ajo arrinte të kalonte në katin e dytë për të ikur në katin e tretë. Me kalimin e kohës unë e gjej time më tek akuariumi duke përkëdhelur gjarprin si të ishte një mace,"- tregon Albi se si e ka përjetuar familja e tij gjarprin në shtëpi.
“E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare,”- tregoi Albi.
Albi tregoi se madje filluan të vizitonin më shumë Albin vetëm e vetëm për të parë gjarprin i cili në fund u rrit rreth 2 metra.