Flash News

KRYESORE

Albian Ajeti shkëlqen tek Baseli, pretendent për titullin “Golashënuesi i Vitit”

Albian Ajeti shkëlqen tek Baseli, pretendent për titullin

Futbollisti shqiptar, Albian Ajeti i cili aktivizohet tek ekipi i Baselit, është një nga pretendentët për titullin e ‘Golashënuesit të Vitit’ në kampionatin zvicerian.

Vëllai i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajetit, ka arritur të shënojë dy gola në ndeshjen ndaj Thunit, e cila u mbyll me rezultatin e thellë 6-1 për ekipin e futbollistit shqiptar.

Golin e parë Ajeti e realizoi në minutën e 75’ dhe të 86’ të sfidës, duke u ngjitur kështu në kuotën e 12 golave, vetëm dy më pak se vendi i pare në kampionatin zvicerian.

Duke qenë se aktualisht ndodhet në vend të dytë, ka shumë mundësi që Ajeti të jetë një ndër pretendentët kryesorë për golashënuesin e vitit.

Të fundit