All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Albin Kurti bën rezymenë e vizitës: Jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë

All - Paragraf - 1

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë një përmbledhje nëpërmjet një fotogalerie të të gjithë takimeve që zhvilloi sot në vizitën e tij të parë në Tiranë si Kryeministër.

All - Paragraf - 3

Krahas fotove Kurti shkruan se Shqipëria dhe Kosova nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën nëpërmjet syzeve të diplomacisë.

“E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë”, shkruan Kryeministri i Kosovës, teksa njofton se në takim u dakordua që të krijohet komisioni ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve.

“Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri.

Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, shkruan në Facebook, Albin Kurti.

Të fundit