Flash News

KRYESORE

Albin Kurti cakton takimin e parë me Vuçiç, kur pritet të ndodhë

Albin Kurti cakton takimin e parë me Vuçiç, kur pritet

Albin Kurti pritet të takohet për herë të parë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic nën cilësinë e kryeministrit të ri i Kosovës.

Takimi mes tyre pritet të zhvillohet në muajin mars në Berlin dhe Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar vet nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ku ka thënë se është përgatitje për Samitin e Zagrebit.

“Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifikuar për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Ndërkohë dje, Kurit ishte në Tiranë ku zhvilloi takime me klasën politike, me Ramën, Ruçin, Metën dhe Bashën.

Të fundit