Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Una Hajdari/ POLITICO
Albin Kurti nuk mendon se sapo ka fituar zgjedhjet. Ai thotë se ishte një revolucion.
Kurti, një ish-protestues, ish-i burgosur dhe provokator, është i gatshëm të bëhet Kryeministër i Kosovës pasi Lëvizja e tij Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet parlamentare në tetor.
Frymëzuar nga lëvizjet e majta antikoloniale në botën në zhvillim, organizata e Kurtit është krejt e ndryshme nga partitë që kanë qeverisur Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit në dekadat e fundit. Dhe qëllimi i tij i deklaruar është që të shkatërrojë modelin e tyre të qeverisjes - një sistem i kronizmit endemik dhe korrupsionit, i shoqëruar me lidhje të ngushta me krimin e organizuar.
Nëse 44-vjeçari do të ketë sukses, ai mund të inkurajojë lëvizje të ngjashme nëpër Ballkan, duke paraqitur një sfidë të rrallë për elitat politike të farkëtuara në konfliktet e viteve 1990.
"Ne po fillojmë një epokë të re ku qeveria është e vetëdijshme se nuk ka paratë e veta, por se menaxhon paratë e njerëzve," tha Kurti në një intervistë në selinë e lëvizjes së tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. "Kjo kulturë e re e qeverisjes së mirë është çelësi i fitores sonë revolucionare, e cila besoj është dita kur filloi e ardhmja për Kosovën."
Se si ia del Kurti do të jetë përcaktuese jo vetëm të ardhmen e Kosovës, por edhe konfliktin e saj të ngrirë me fqinjin verior Serbinë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, por Beogradi e konsideron territorin si një provincë renegate. Nëse marrëdhëniet midis dy palëve përkeqësohen, stabiliteti dhe reputacioni i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor ka të ngjarë të marrë një goditje tjetër.
Asgjë nga ato që Kurti thotë se dëshiron të arrijë do të jetë e lehtë. As ai dhe partia e tij nuk kanë drejtuar kurrë një qeveri kombëtare. Dhe elitat që kanë qeverisur skenën politike të Kosovës, me rrjetet e tyre të shtrira nëpër institucione publike, nuk do të dorëzohen në heshtje dhe të heqin dorë nga pushteti.
Një dialog i mbështetur nga BE midis Prishtinës dhe Beogradit u prish me zhurmë më shumë se një vit më parë. Një hije endet mbi të gjithë Ballkanin Perëndimor pasi BE këtë vit kundërshtoi ofertat nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për të filluar bisedimet e anëtarësimit.
Kurti, megjithatë, argumenton se politikat e Lëvizjes së tij do të kenë një efekt pozitiv zbutës, duke përmirësuar shërbimet publike dhe duke nxitur kundërshtimin publik të korrupsionit. Ai zotohet që t'i japë fund një sistemi nën të cilin "njerëzit mbijetuan në bazë të nepotizmit dhe aleancave partiake".
Policë kosovarë shoqërojnë deputetin e opozitës Albin Kurti nga zyrat e Vetëvendosjes pas një demonstrate në qendër të Prishtinës më 28 nëntor, 2015.
-Foto: ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images
"Unë besoj se nuk kemi asgjë për t'u frikësuar," tha Kurti. "Kjo është arsyeja pse një transparencë radikale është rruga për të ndjekur, në mënyrë që të kemi mbështetjen e njerëzve."
Që kur u përfshi në politikë rreth dy dekada më parë, Kurti është burgosur nga Serbia dhe është vendosur në arrest shtëpiak nga autoritetet kosovare. Ai ka hedhur granata me gaz lotsjellës brenda parlamentit të Kosovës dhe është shmangur nga qeveritë perëndimore për shkak të kritikave të ashpra ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë dhe për mbrojtjen e një referendumi për shkrirjen e Kosovës me Shqipërinë fqinje.
Kurti e zbuti pjesën më të madhe të këtij radikalizmi gjatë fushatës zgjedhore e cila përfundoi me më shumë se 26 përqind të votave të fituar nga VV. Lëvizja ka qenë që prej atëherë në bisedime me një parti tradicionale, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për formimin e një qeverie. Këto bisedime kanë qenë të vështira, por duket se do të prodhojnë një koalicion vitin që vjen, me Kurtin në krye.
Që prej fitores në zgjedhje, ambasadorët perëndimorë në Kosovë e kanë pranuar Kurtin dhe ai ka qenë në kryeqytetet kryesore europiane për të takuar zyrtarë të lartë.
Por ai këmbëngul se do të ketë një qasje të re në marrëdhëniet e Kosovës me fuqitë perëndimore që drejtuan fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që i dha fund shtypjes serbe të shumicës etnike shqiptare të Kosovës dhe që kanë ushtruar ndikim të fortë në qeveritë e territorit qysh atëherë.
[caption id="attachment_345625" align="alignleft" width="714"]
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duartroket gjatë fushatës elektorale më 9 qershor 2017
-Foto: ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)[/caption]
"Ne do ta ndryshojmë këtë duke hedhur poshtë dy pozicionet radikale, se me bashkësinë ndërkombëtare mund të jesh shërbëtor ose i ashpër," tha Kurti për POLITICO.
"Ka patur një prirje servilizmi që karakterizonte qeveritë e mëparshme sepse ne kishim zyrtarë të korruptuar dhe liderë partie që donin të kënaqnin kërkesën e çdo [zyrtari] të mundshëm ndërkombëtar në këmbim të imunitetit për ndjekjen penale për pasurinë e tyre të marrë në mënyrë të paligjshme."
Aktivizmi i hershëm
Kurti e filloi aktivizmin e tij si student në kulmin e goditjes ndaj shqiptarëve të Kosovës nga Slobodan Milošević-i në ditët në rënie të Jugosllavisë socialiste.
Protesta e tij e parë ishte në 1997-ën, kundër autoriteteve serbe për ndalimin e studentëve etnikë shqiptarë për të ndjekur shkollat e mesme publike dhe universitetet.
Në mes të bombardimeve të NATO-s të vitit 1999, forcat serbe arrestuan Kurtin, babanë e tij dhe dy vëllezërit më të vegjël, të cilët u dënuan më vonë me akuza në lidhje me aktivizmin e tij. Kurti kaloi dy vjet e shtatë muaj në burg.
"Kur u dënova me 15 vjet, mendova se nuk do të dilja më kurrë," kujtoi ai. “Natën e parë që ishim atje, një i burgosur vdiq nga torturat. Zakonisht njerëzit që vdiqën ishin njerëz të moshuar ose dikush që kishte probleme shëndetësore. Por ata rrahën dhe torturuan të gjithë ne. ”
Ndërsa Kurti ishte në burg në Serbi, Kosova ndërmori hapat e parë për krijimin e një shteti të pavarur nga sundimi serb. Gjatë asaj periudhe të paqëndrueshme dhe nganjëherë të paligjshme, zyrtarët e SHBA dhe paqeruajtësit e NATO-s fillimisht morën përsipër përgjegjësinë, përpara se të organizonin zgjedhje dhe t'ua dorëzonin pushtetin politikanëve vendas, shumë prej tyre nga grupi guerrilas i Ushtrisë Çirimtare të Kosovës që luftonte sundimin serb.
Kurti argumenton se janë bërë shumë gabime gjatë kësaj kohe, përfshirë privatizime të diskutueshme që i bënë disa individë shumë të pasur ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë i bënë të papunë në një nga cepat më të varfër të Europës.
"Ne kishim kaluar nga një regjim shtypës në kaos," tha Kurti.
"Ne patëm një privatizim brutal," shtoi ai. "Ata na thanë: 'Tregu i lirë, mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është liria".
Emri i lëvizjes së tij pasqyron idenë se qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë qenë me të vërtetë të lirë për të përcaktuar të ardhmen e tyre - për shkak të shtypjes serbe dhe më pas për shkak të sundimit ndërkombëtar dhe "kapjes" së shtetit nga elitat e korruptuara.
Albin Kurti tregon me gisht një notë protestë drejtuar EULEX-it në Prishtinë më 13 tetor, 2008.
Foto: ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images
Diplomatët perëndimorë kundërshtojnë me forcë këtë tezë, duke argumentuar se trupat e vendeve të tyre rrezikuan jetën e tyre për të stabilizuar Kosovën dhe se qeveritë e huaja kanë investuar shumë në ndërtimin e institucioneve demokratike të reja.
Kurti është zotuar se do të punojë shumë për të vendosur sundimin e ligjit, duke e bërë prokurorin e shtetit personin më të njohur në Kosovë dhe jo çdo politikan.
Megjithatë, sfida e tij më e madhe mund të qëndrojë në menaxhimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe me pakicën e vet serbe të Kosovës.
"Si kryeministër, unë do t'i detyrohem të gjithë qytetarëve të Kosovës," tha Kurti kur u pyet për serbët e territorit, të cilët mbajnë lidhje të forta me Beogradin. "Për shumicën dërrmuese të popullit të Kosovës, dy shqetësime kryesore janë të njëjta - punë dhe drejtësi."
Sa i përket agjendës së brendshme të Kurtit, i gjithë Ballkani do të vëzhgojë nga afër.
Por shumica e serbëve që jetojnë në Kosovë nuk e shohin veten si qytetarë të shtetit të ri dhe më mirë do të mbeteshin pjesë e Serbisë. Aktualisht, mënyra e vetme për t'u bashkuar me ta është përmes Beogradit - një ide që është anatemë për Kurtin.
"Kosova nuk është një problem në zgjidhjen e të cilit duhet ta përfshijmë Serbinë. Kosova ka një problem dhe emri i saj është Serbia," tha ai.
Kur është fjala për t'u marrë me Beogradin për çështjen e statusit të Kosovës, Kurti së paku ka disa gjëra në favor në raport me liderët e Serbisë dhe opinionin publik. "Ai nuk i ka duart me gjak, ndryshe nga paraardhësit e tij që ishin pjesë e luftës, dhe ai nuk është i korruptuar," tha Milivoje Mihajlović, një gazetar dhe analist politik me qendër në Beograd.
[caption id="attachment_345627" align="alignleft" width="714"]
Albin Kurti firmos para se të votojë më 6 tetor 2019 në Prishtinë. Foto: ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images[/caption]
Sa i përket agjendës së tij të brendshme, i gjithë Ballkani do të vëzhgojë nga afër.
"Nëse është i suksesshëm në Kosovë, kjo lloj politike mund të përshkojë mjediset politike në rajon," tha Shpëtim Gashi, një analist i politikave në Këshillin për Qeverisje Gjithëpërfshirëse, një OJQ me qendër në Amerikë.
Nëse Kurti do të jetë në gjendje të godasë korrupsionin dhe të forcojë sundimin e ligjit, ai "do të shpejtojë tranzicionin demokratik në rajon", tha Gashi.
"Sigurisht, nëse ai bën atë që thotë se do të bëjë," shtoi ai.
Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38